Fatmire Uka
Logopede / Drejtoreshë
Fatmire Sh. Uka është Themeluese dhe Drejtoreshë e Klinika Retorika, një qendër e specializuar në ofrimin e shërbimeve logopedike dhe psikologjike për fëmijë dhe të rritur. Ajo mban titullin Master i Arteve (MA) në Logopedi, si dhe MA në Pedagogji të Specializuar Sociale, duke kombinuar njohuritë shkencore me një qasje të ndjeshme dhe të individualizuar ndaj çdo klienti.
Me mbi nëntë vite përvojë profesionale si logopede, Fatmire Sh. Uka ka trajtuar me sukses qindra klientë me çrregullime të të folurit, gjuhës, komunikimit, zërit, gëlltitjes, si dhe vështirësi në lexim e shkrim. Përkushtimi i saj profesional bazohet në vlerësim të detajuar, planifikim të personalizuar të terapisë dhe bashkëpunim të ngushtë me familjen dhe shkollën, duke siguruar progres të qëndrueshëm dhe rezultate të matshme.
Si drejtuese e Klinikës “Retorika”, ajo synon krijimin e një mjedisi mbështetës, profesional dhe inovativ, ku çdo individ ndihet i dëgjuar, i vlerësuar dhe i fuqizuar për të arritur potencialin e tij maksimal.
Moto e saj e punës është: “Suksesin e arrijmë bashkë!”
